Premier League/ Trossard e nderon ndaj Evertonit, Arsenali nuk humbet terren me kreun

Premier League/ Trossard e nderon ndaj Evertonit, Arsenali nuk humbet terren me kreun

20:27, 17/09/2023

Goli i Leadro Trossard i dhuroi Arsenalit fitoren minimale në një fushë të vështirë si ajo e Evertonit.

Skuadra e Mikel Artetës siguroi suksesin 0-1 në Liverpool, duke vijuar të jetë dy pikë larg Manchester Cityt kryesues.

Nënkampionët gjetën rrjetën në pjesën e parë me anë të Gabriel Martinellit, por goli i brazilianit u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt.

Sfida ishte tepër e luftuar, rastet e pastra munguan, por Arsenali ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 69-të me Trossard, i cili goditi menjëherë pas asistit të marrë nga Bukayo Saka duke shtangur portierin Pickford dhe duke nisur festën e tifozëve të Arsenalit në “Goodison Park”.

Katër fitore, një barazim dhe 13 pikë për “Gunners” pas javës së pestë në Premier League, ndërkohë që Evertoni mbetet i treti nga fundi me vetëm një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco