Serie A/ Leçe e Ramadanit i merr pikë Monzës, Frosinone përmbys Sasuolon e Bajramit

Serie A/ Leçe e Ramadanit i merr pikë Monzës, Frosinone përmbys Sasuolon e Bajramit

17:10, 17/09/2023

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 4-të të Serie A.

Frosinone ka arritur të mposhtë me përmbysje Sasuolon, ekipi ku luan edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami, i cili e nisi sfidën që nga minuta e parë.

Vendasit arritën të përmbysin shifrat nga 0-2, duke i dërguar në 4-2.

Nga ana tjetër Leçe e Ylber Ramadanit mori një barazim në transfertën me Monzën.

Të dy ekipet mbetën me 10 lojtarë pas kartonëve të kuq të Basçirotos dhe Kaldirolës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco