Carlos Sainz triumfon në Singapor, Ferrari ndal dominimin e Red Bullit

Carlos Sainz triumfon në Singapor, Ferrari ndal dominimin e Red Bullit

16:06, 17/09/2023

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Martina Bay.

Një triumf i jashtëzakonshëm i “kokëkuqes”, që rikthehet te fitorja pas më shumë se një viti, duke korrur suksesin e parë sezonal dhe ndalur dominimin e Red Bull, që kishte fituar gjithnjë këtë vit.

Sainz e nisi garën nga “pole position” dhe e ruajti atë vend deri në fund, pavarësisht sulmeve të rivalëve dhe strategjive të ndryshme të gomave që pilotët përdorën.

Ky është suksesi i dytë i Sainz në karrierë.

Në podium u ngjitën edhe Lando Norris me McLaren (i dyti) dhe Lewis Hamilton me Mercedes (i treti).

Një garë mjaft e bukur dhe spektakolare, ku të gjitha makinat ishin pranë njëra-tjetrës, ndërkohë që zhgënjeu Red Bull, shumë larg pritshmërisë dhe podiumit.

Verstappen e mbylli garën në vendin e pestë, ndërsa Perez në të tetin, duke mos dueluar dot asnjëherë për fitoren.

Fituesi mbeti i hapur deri në kthesën e fundit, pasi strategjitë e ndryshme të gomave bënë që pilotët të duelojnë fort për fitoren. Keqardhje për Russell, që synonte podiumin e fitoren, por u përplas pak kthesa nga finishi i garës.

Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc (Ferrari).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco