Interi me 5 yje, 'shuplakë' Milanit në derbi

Interi me 5 yje, 'shuplakë' Milanit në derbi

20:06, 16/09/2023

Inter ka mposhtur me “manita” Milanin ditën e sotme, ku zikaltërit fituan me shifrat 5-1.

Serinë e golave e hapi Mkhitaryan, pasi në minutën e 5’ një gjuajtje e dobët nga Dimarco përfundoi në këmbët e armenit i cili më pas e dërgoi në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga Marcus Thuram në minutën e 38’. Sulmuesi francez goditi një predhë nga distanca dhe topi ishte i pamundur për t’u ndalur nga Maignan.

Në pjesën e dytë Milan reagoi, pasi në minutën e 57’, Theo Hernandez la topin për Leao dhe portugezi shënoi përballë zvicerianit Sommer.

Por kuqezinjtë nuk patën forcën për të përmbysur shifrat. Inter shënon përsëri në minutën e 69’ me Mkhitaryan përsëri. Inter nuk u mjaftua me kaq, pasi në të 79’, Calhanoglu shënoi edhe të katërtin falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Lautaro Martinez.

Megjithatë, skuadra e Inzaghit nuk ka toleruar fare, pasi në minutën e 93’ të ndeshjes, Davide Frattesi shënon edhe golin e pestë.

Në këtë derbi pati edhe minuta për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 80’ të sfidës. Inter kështu merr kreun e Serie A dhe shënon një rekord personal me 5 derbi të Milanos të fituara radhazi gjatë vitit 2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco