'Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, të gjithë e dinë se kush jemi', një rrëfim ndryshe i Milot Rashicës

'Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, të gjithë e dinë se kush jemi', një rrëfim ndryshe i Milot Rashicës

18:20, 16/09/2023

 


Milot Rashica, një nga transferimet e reja të Beşiktaşit, ka folur për revistën e klubit. Futbollisti kosovar ka bërë deklarata të rëndësishme për golat e tij në Besiktaş, marrëdhëniet me trajnerin, Şenol Güneş, vitet e luftës në Kosovë, kampionatin dhe procesin e transferimit te bardhezinjtë.

Së pari, Rashica ka folur në intervistën e tij për simbolin e “shqiponjës” me duar, për të cilin shprehet se është një simbol tepër i rëndësishëm për gjithë popullin shqiptar.

“Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, të gjithë e dinë se kush jemi”, tha Milot Rashica

Më tej, Rashica është ndalur te lufta e Kosovës, ku ai tregon gjithë kalvarin e vuajtjes së tij, familjes e të afërmve të tij, por edhe gjithë popullit kosovar.
“Gjatë luftës na u desh të largoheshim nga shtëpia dhe vendi për disa muaj. Shkuam në Shqipëri, kishim edhe familjarë atje, ishte një proces shumë i vështirë për të gjithë ne, për njerëzit që jetonin në të gjitha vendet e Jugosllavisë. E gjithë familja jonë nuk mund të ishte në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Nganjëherë pyesnim se ku ishte babai im. Madje jetuam kohë kur nuk e dija se në çfarë gjendje ishte ai.

Ne as nuk e dinim nëse ishte gjallë apo i kishte ndodhur diçka. Familja jonë ishte shumë e ndarë. Ishte një kohë kur jetonim me të panjohura të mëdha dhe të vështira. Pas një kohe, kur u mblodhëm e gjithë familja dhe u kthyem në Kosovë, vendi ishte kudo i rrënuar. Vendlindja jonë siç e dinim nuk ishte më aty, por ne ishim akoma atje. Duhej të fillonim nga e para, filluam gjithçka nga e para dhe për fat, ia dolëm ta kthenim jetën në rrugën e duhur", shtoj Milot Rashica

Teksa flet për idhullin e tij në futboll, Rashica shprehet se ai është rritur duke parë Cristiano Ronaldon.

“Unë jam rritur duke parë Cristiano Ronaldon. Më pëlqen gjithmonë futbolli që luan. Ai është një futbollist sulmues dhe unë jam një futbollist sulmues gjithashtu. E kam marrë gjithmonë si shembull për aq kohë sa mbaj mend", thekson Milot Rashica

Teksa flet për transferimin e tij te Besiktaş, sulmuesi kosovar shprehet se, atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe se është ambientuar shumë shpejt me klubin, trajnerin, lojtarët e tjerë dhe stafin.

“Shpresoj të kontribuoj në rezultatin duke shënuar shumë gola dhe asistime. Mbi të gjitha uroj që ekipi ynë të ketë një sezon të mirë dhe të kurorëzojë sezonin me kupën e kampionatit në fund të kësaj rruge. Unë kam një mentalitet futbolli që nuk ndalet së luftuari dhe kjo është arsyeja pse ekipi ynë dhe tifozët tanë mund të jenë të sigurt se do të shikojnë një Milot që nuk dorëzohet dhe që nuk ndalet së luftuari deri në fishkëllimën e fundit, pavarësisht se si është situata në atë moment”, perfundon Rashica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco