Vendos Abazi, Shkupi fiton dhe ngjitet i treti

Vendos Abazi, Shkupi fiton dhe ngjitet i treti

17:26, 16/09/2023

Java e 7 e Superligës në Maqedoninë e Veriut ngriti siparin me sfidën mes Shkupit dhe Brera Strumicës, e cila u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra shqiptare e kryeqytetit.

Sfida u vendos nga sulmuesi 21-vjeçar nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Luan Abazi, i cili erdhi nga stoli dhe në minutën e 69’ dërgoi në rrjetë topin, që vlejti tre pikë për skuadrën e Shkupit.

Me këtë sukses, Shkupi ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, pas 3 fitoresh, tre barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa renditja kryesohet nga Shkëndija me 13 pikë, por vlen të theksohet se kuqezinjtë kanë luajtur dy ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco