Detajet/ Cristiano Ronaldo ngre padi kundër Juventus-it

Detajet/ Cristiano Ronaldo ngre padi kundër Juventus-it

15:36, 16/09/2023

Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur që ta padisë Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez – i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID.

Këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventus-it, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore.

Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventus-in për rreth 3 milionë euro që i kishte borxh.

Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco