Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Spektakël dhe katër gola në 'Allianz Arena', Leverkuseni i merr pikë Bayernit

Spektakël dhe katër gola në 'Allianz Arena', Leverkuseni i merr pikë Bayernit

22:56, 15/09/2023

Ashtu siç pritej përplasja mes kryesuesve të tabelës së Bundesliga ka rezultuar të jetë spektakolare, me “bavarezët” e Bayern Munich dhe “aspirinat” e Bayer Leverkusen, që e mbyllën sfidën me rezultatin 2 me 2.

Sipari i golave u hap që në minutën e 7’-të të sfidës, ku pas një krosimi perfekt të Leroy Sane nga goditja e këndit, “bomberi” anglez, Harry Kane nuk gabon dhe çon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 24’-t anësori spanjoll i “aspirinave”, Grimaldo ezkekuton në mënyrë “të magjishme” një goditje dënimi, duke “shtangur” totalisht portierin Ulreich.

Me fillimin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, goli i cili erdhi fillimisht në minutën e 86’ të nga “katalizatori” i mesfushës së Bayern, Leon Goretzka, mirëpo, “aspirinat” kishin një tjetër plan për fundin e ndeshjes dhe në minutën e 94’-t, “fantazisti” argjentinas, Exequiel Palacios përkthen në gol një 11-metërsh, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2 me 2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco