ZYRTARE/ Ja kur luhet El Clasico e parë në La Liga për sezonin 2023-24

ZYRTARE/ Ja kur luhet El Clasico e parë në La Liga për sezonin 2023-24

17:37, 15/09/2023

Tani eshte zyrtare! Barcelona do të presë Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit në La Liga në “Estadi Olimpic Lluis” të shtunën më 28 tetor me fillim nga ora 16:15, ka konfirmuar La Liga.

Kjo do të jetë klasikja numër 297 në histori, me Real Madridin që ka një bilanc më pozitiv sa i përket takimeve të ndërsjella me 102 fitore karshi 100 sosh të Barcelonës, ndërsa 52 ballafaqime tjera kanë përfunduar me barazim.

Dy gjigantët spanjollë janë përballur me njëri-tjetrin gjatë parasezonit në një miqësore luksi e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me katalunasit që dolën fitues me rezultat të thellë 3-0.

Në atë ndeshje debutuan emra të rinj te Real Madridi si Jude Bellingham, Fran Garcia, Brahim Diaz dhe Joselu. Kur jemi tek ndeshjet zyrtare, takimi i fundit mes dy palëve daton me 5 prill të këtij viti, ku Los Blancos arritën një fitore madhështore 4-0 në “Camp Nou” për të siguruar kalimin në finale të Kupës së Mbretit, kompeticion ky ku në fund ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti arriti të dal fitues pasi mposhti Osasunan me rezultat 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco