Nuk shkëlqeu kurrë si i ati, djali i legjendës Shumaker gati të tërhiqet nga Formula 1 për një tjetër sport

Nuk shkëlqeu kurrë si i ati, djali i legjendës Shumaker gati të tërhiqet nga Formula 1 për një tjetër sport

14:55, 15/09/2023

Mik Shumaker, djali i legjendës Mikael Shumaker, duket se është shumë pranë tërheqjes nga Formula 1 për një aventurë të re në një tjetër sport.

Siç bëjnë raporton “Motorsport Aktuell”, 24-vjeçari po vuan shumë duke qenë pilot rezervë e Mercedes dhe McLaren, pasi ende nuk ka kryer asnjë garë këtë sezon.

Duket se për këtë arsye, ai është gati për një aventurë të re dhe mund të bashkohet me “Alpine Group” për të marrë pjesë në garën 24-orëshe të Le Mans në Francë.

Zv. presidenti i “Alpine Motorsport”, Bruno Famin është shprehur se kontaktet me Shumakerin kanë nisur tashmë.

Mik kaloi dy vite në Formula 1 me skuadrën e Haas, por u largua në 2022 duke u zëvendësuar nga një tjetër gjerman, Niko Hulkenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco