Arsenali publikon listën e Championsit, ka një të panjohur

Arsenali publikon listën e Championsit, ka një të panjohur

11:24, 15/09/2023

Kishte shumë entuziazëm për listën e lojtarëve për Champions League të publikuar nga Arsenali, pas një mungese në kompeticionin më të mirë europian që për “Topçinjtë” zgjati që nga viti 2016.

Rregulloret e UEFA-s parashikojnë që 32 skuadrat e kualifikuara për fazën me grupe duhet të paraqesin një skuadër prej 25 lojtarësh, e ashtuquajtura Lista A, ndërkohë që mund të regjistrojnë një numër të pakufizuar lojtarësh në listën B, me kusht që të kenë lindur më ose pas 1 janarit 2001 dhe kanë qenë pjesë e atij klubi për një periudhë të pandërprerë prej dy vitesh nga ditëlindja e 15-të e në vazhdim.

Në listën A, kryesore, Arsenali përfshiu emrin e një futbollisti të panjohur për shumicën, James Hillson: shumë tifozë ishin të shqetësuar nga njoftimi, duke qenë se nuk e kishin dëgjuar kurrë emrin e tij më parë.

“Kush është James Hillson?” është bërë komenti më popullor në rrjetet sociale.

“Ai është një portier që dominon gjithmonë zonën e tij, – shpjegon Arsenali në profilin e lojtarit në faqen e tyre të internetit. – James na u bashkua në vitin 2019 nga Reading dhe stërvitet rregullisht me portierët e ekipit të parë. Tani në sezonin e tij të pestë në klub, ai është pjesë jetike e komunitetit të portierëve të të rinjve”.

I riu Hillson ndoshta nuk do të luajë në Champions League, duke qenë se Aaron Ramsdale dhe zëvendësi i tij David Raya nuk i lënë asnjë shpresë, por tashmë të qenit në listë është një arritje e mirë për 22-vjeçarin anglez. Dhe ndoshta tifozët do të fillojnë ta njohin…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco