Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Formacioni i mundshëm i Interit për derbin me Milanin

Formacioni i mundshëm i Interit për derbin me Milanin

11:04, 15/09/2023

Ndonëse ka ende kohë, Simone Inzagi duket shumë i qartë në vendimin e tij për formacionin.

Janë rikthyer dje në Apiano Xhentile të gjithë lojtarët e angazhuar me kombëtaret dhe vetëm gjendja e Juan Cuadrados ngelet ende për t’u vlerësuar.

Gjithsesi, kolumbiani nuk ishte planifikuar të nisej titullar, pasi trajneri nuk ka ndër mend të heqë dorë nga Dumfris në të djathtë, që bashkë me Dimarkon në të majtë do të formojnë pesëshen e mesfushës krah të zakonshmëve Çalhanoglu-Barela-Mikhitarian.

Edhe pas rikuperimit të Açerbit, De Vrij do të mbajë sërish fanellën e titullarit, ndërkohë që Darmian dhe Bastoni do ta shoqërojnë në prapavijë, me Pavarin që do të duhet të presë për të debutuar si titullar.

Në sulm, i padiskutueshmi Lautaro do të ketë në krah Markus Turamin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco