‘Ka ikur koha e humbjeve dinjitoze’/ Duka: Silvinjo është trajner serioz, vështirë të gjesh kritikë

‘Ka ikur koha e humbjeve dinjitoze’/ Duka: Silvinjo është trajner serioz, vështirë të gjesh kritikë

21:22, 11/09/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit është fare pranë realizimit të ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë, me fitoren e arritur mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Polonisë, kryesojnë Grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia dhe se Moldavia.

Edhe tre ndeshje kanë mbetur deri në fund të fushatës eliminatore dhe skuadra e drejtuar nga Silvinjo i ka tashmë vetë në dorë shanset e kualifikimit në “EURO 2024”.

Për të folur rreth suksesit të Kombëtares, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili fillimisht deklaroi: “Merita është e të gjithëve, pasi futbolli është lojë kolektive. Edhe stafi i FSHF-së ka meritë, për krijimin e një ambienti miqësor. Merita kryesore është e stafit, e lojtarëve, e tifozëve dhe e të gjithëve që e mbështesin”.

Më tej kreu i FSHF-së shtoi: “Pak a shumë këta janë futbollistë që kishte edhe Reja, siç i ka tani Silvinjo. Përveç ndonjë prurjeje të re si Asani, që ka shënuar dy gola. Kemi dhe Brojën, Kumbullën dhe lojtarë të tjerë që nuk janë të gatshëm për momentin, do të jetë më mirë. Silvinjo ka specifikë të ndryshme. Silvinjo është një trajner serioz që po punon shumë, ka krijuar një ambient pozitiv, që është shumë i rëndësishëm në futboll. Është ë vështirë të gjesh një kritikë për të, siç ndodh në gjithë botën. Madje, për trajnerët ka shumë kritika, ndërsa trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, për arsye të punës së vet, nuk ka shumë kritikë. Njerëzit janë të kënaqur. I vetmi kritik pas humbjes në Poloni kam qenë unë, pasi të gjithë thonin që luajtëm mirë, por i kujtuam se ka ikur koha e humbjeve dinjitoze”.

/ Florian Behlula / Syri.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco