Mjafton Kramaric në Armeni, Kroacia ngjitet në krye të grupit

Mjafton Kramaric në Armeni, Kroacia ngjitet në krye të grupit

20:13, 11/09/2023

Kroacia dominoi dhe krijoi shumë raste, por shënoi vetëm një gol në transfertë kundër Armenisë.

Që gjithsesi mjaftoi që skuadra e Zlatko Dalic të siguronte tri pikë të rëndësishme në Grupin D të eliminatoreve të Euro 2024.

Aty ku Kroacia kryeson me 10 pikë, po aq sa Turqia, por këta të fundit kanë zhvilluar një takim më shumë.

Andrej Kramaric realizoi golin e fitores për kombëtaren ballkanike pas çerek ore lojë.

Sulmuesi i Hoffenheimit në Bundesligë përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare pas këndores së Luka Modric dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e 26-të me Kombëtaren.

Më pas shumë raste të humbura, por Kroacia arriti fitoren, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Europianit të verës së ardhshme që do të organizohet në Gjermani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco