Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj në vend të pestë në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj në vend të pestë në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

17:51, 11/09/2023

Erkand Qerimaj dhe Briken Calja kanë përfunduar sot konkurrimin në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, eveniment që po mbahet që prej 4 shtatorit në Riad të Arabisë Saudite.

Dy emrat e mëdhenj të shtangës kuqezi konkurruan në peshën 81 kg, duke zgjedhur kështu një peshë jo-olimpike, por pa mundur asnjëri që të futej në zonën e medaljeve.

Paraqitje më të mirë bëri Erkand Qerimaj, i cili garoi në Baterinë A.

Shkodrani regjistroi 156 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur i pesti në botë.

Ndërsa në shtytje nuk shkoi më shumë se vendi i tetë me 182 kg, për ta mbyllur dygarëshin me 338 kg në vend të shtatë. Ndërkohë për sa i përket Caljes, shtërmenasi garoi nga Baterinë B.

Me 150 kg në shkëputje, Calja u klasifikua në vend të dhjetë. Ndërsa në shtytje bëri një paraqitje të mirë, teksa me 187 kg zuri vendin e shtatë.

Kështu me 337 kg gjithsej, Briken Calja e përfundoi dygarëshin në vend të tetë në botë.

Kujtojmë që ky aktivitet ka gjithashtu edhe vlerë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por peshëngritësit tanë garuan në pesha jo-olimpike, ndërsa shtanga kuqezi aktualisht si rrallë herë nuk ka asnjë sportist brenda normës olimpike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco