VIDEO/ Tifozët kuqezi ia nisin festës, këngë dhe kërcim disa orë para sfidës me Poloninë

17:32, 10/09/2023

 

Në orën 20:45, Shqipëria do të presë në “Air Albania” Poloninë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kohëve të fundit.

Një rezultat pozitiv, sigurisht që fitorja më shumë se barazimi, do të na jepte një shtysë të madhe për të bërë të mundur ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Disa orë para sfidës, një pjesë e konsiderueshme e tifozëve kuqezi janë mbledhur në një nga “bazat” e tyre në sfida të tilla, pra në një lokal në kryeqytet dhe shihen të lumtur duke kërcyer e kënduar të gjithë së bashku.

“Air Albania” sot do të jetë me kapacitet të plotë dhe tifozët shqiptarë do të sjellin emocione fantastike mbrëmjen e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco