Barazim historik me Zvicrën, Muriqi nderon Kosovën

Barazim historik me Zvicrën, Muriqi nderon Kosovën

22:47, 09/09/2023

Kosova ka arritur një barazim historik 2-2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në një stadium të mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “dardanët”, përveç Uran Bislimit, i cili u vërshëllye nga ta.

Kjo pasi ai së fundmi zgjodhi të luajë për “helvetikët”, duke braktisur Kosovën.

Zviceranët arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 14-të, kur Freuler realizoi pas një aksioni të bukur.

Me epërsi minimale, Zvicra shkoi në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, Kosova pati iniciativë më të madhe, e cila u shpërblye me gol në minutën e 65-të nga Vedat Muriqi që realizoi me kokë.

Megjithatë, në momentin më të mirë tonin erdhi goli i dytë i Zvicrës.

Goditja e Freuler u devijua nga Amir Rrahmani për të përfunduar në rrjetë.

Në fund Vedat Muriqi, në minutën e 4-t shtesë barazoi 2-2, duke bërë që të shpërthejë festa në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kësisoj, me këtë barazim Zvicra mbetet e para me 11 pikë, e ndjekur nga Rumania me tetë dhe Izraeli me tetë.

Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje.

Dueli i radhës i ekipit të drejtuar nga Primoz Gliha do të jetë pas tri ditëve në udhëtim ndaj Rumanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco