VIDEO/ Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit për ndeshjen me Poloninë, të gjithë gati

VIDEO/ Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit për ndeshjen me Poloninë, të gjithë gati

22:10, 09/09/2023

Shqipëria do të presë nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Poloninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore për sfidën shumë të rëndësishme me polakët.

Në faqen zyrtare të FSHF-së është publikuar një video ku shihen futbollistët duke bërë nxehje dhe stërvitje.

Kuqezinjtë duken mëse gati dhe të motivuar për këtë sfidë.

Postimi i plotë

Koha për t’u përballur me Poloninë! Djemtë kryen seancën e fundit në “Air Albania” dhe janë gati!

Forca Shqipëri!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco