Trajneri i njohur i shpëton mrekullisht tërmetit: Kujtova se një avion ra mbi hotel

Trajneri i njohur i shpëton mrekullisht tërmetit: Kujtova se një avion ra mbi hotel

21:49, 09/09/2023

Trajneri i Gambisë, belgu Tom Saintfiet, dhe ekipi i tij ndodhen në Marrakesh për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës, kundër Kongos, që pritej të zhvillohej të dielën.

Fati bëri që ata të ishin në epiqendrën e tërmetit që goditi Marokun dhe ku aktualisht regjistrohen mbi 1 mijë viktima.

Në një prononcim per media trajneri tha se goditja e tërmetit ishte aq e fortë sa kujtoi se një avion u rrëzua në hotelin ku po qëndronte.

Saintfiet tha se fillimisht kishte dëgjuar një zhurmë të madhe dhe mendoi se ishte dikush që trokiste në derën e tij.

Ai tha se disa sekonda më vonë mendoi se një aeroplan ishte përplasur në hotel.

Ai e përshkroi përvojën si ‘tronditëse dhe të tmerrshme’.

Kujtojmë se mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut. Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco