Kosovë-Zvicër/ Publikohen formacionet zyrtare, Xhaka dhe Shaqiri në fushë kundër ‘Dardanëve’

Kosovë-Zvicër/ Publikohen formacionet zyrtare, Xhaka dhe Shaqiri në fushë kundër ‘Dardanëve’

19:51, 09/09/2023

Luhet Kosovë – Zvicër, një përballje me aromë derbi, me emocione që kapërcejnë ato sportive, pasi në “Fadil Vokrri” do të zbresin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy “yjet” e Zvicrës, liderë të padiskutueshëm të një skuadre që dekadën e fundin ka shënuar arritje të konsiderueshme në futboll.

Kosovës, me vetëm tri pikë të grumbulluara në katër sfidat e para, i duhet një mrekulli para tifozëve “dardanë” për t’u kthyer në garë të paktën për vendin e dytë.

Trajneri slloven, Gliha, përballë formacionit helvet ka vendosur të hedhë në fushë këta lojtarë:

Në portë i zakonshmi Muric; në mbrojtje, nga e djathta në të majtë: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada. Në mesfushë janë rreshtuar: Valon Berisha, Loshaj, Fazliji e Bernard Berisha, kurse në sulm dyshja Muriqi-Rashica.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco