Ramadani e ka të qartë si do luhet ndaj Polonisë: Bëjmë presion dhe fitojmë

Ramadani e ka të qartë si do luhet ndaj Polonisë: Bëjmë presion dhe fitojmë

18:58, 09/09/2023

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, ka dalë në konferencën për shtyp në krah të Silvinjos në prag të ndeshjes me Poloninë nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

“Normalisht kur punon shumë arrin gjëra të mëdha, dua të arrij atje ku unë kam synimin. Me Çekinë u futëm për të fituar, atmosfera nuk është se nuk ishte e lumtur pas ndeshjes. Ne jemi profesionistë, gjithmonë në ndeshje ka presion, ne trajneri na ka përgatitur shumë mirë, është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar.

Kemi edhe tre të tjera, nuk është se e kemi vetëm nesër, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, s’duhet ta na kapë euforia por ta fitojmë duelin. Ne çdo ndeshje do futemi për të bërë presion dhe për të fituar, se e dimë se çfarë objektivi kemi dhe do të bëjmë presion.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, dhe ka qenë më e mirë që kur kam qenë këtu. Jemi përgatitur dhe do të përgatitemi më mirë për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco