UEFA i bën jehonë supergolit të Bajramit

UEFA i bën jehonë supergolit të Bajramit

09:16, 08/09/2023

Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Shqipërisë në barazimin kundër Çekisë me supergolin e tij në minutën e 66-të, që bëri që kuqezinjtë të dilnin me një pikë nga kjo transfertë.

Supergoli i tij duket se ka marrë dhe vëmendjen e UEFA-s, me vetë faqen e Europianit në “Instagram” që i thur elozhe mesfushorit kuqezi.

“Bajrami e bëri përsëri”, shkruan “EURO 2024” duke iu referuar dhe golave të mëparshëm të mesfushorit që luan me Sasuolon, i cili shkon kështu në kuotën e 3 golave në tre ndeshjet e fundit me Kombëtaren.


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco