Botërori i Klubeve 2023, Benzema eviton Manchester Cityn

Botërori i Klubeve 2023, Benzema eviton Manchester Cityn

13:20, 06/09/2023

FIFA ka zyrarizuar kalendarin e Botërorit të Klubeve, event ky që do të mbahet në Xhide të Arabisë Saudite mes 12-23 dhjetorit të këtij viti.

Shorti ka qenë mjaft pozitiv për ekipin ku militon Benzema, Al Ittihad. Pjesëmarrës si vend organizator, formacioni në fjalë ka evituar në rrugën drejt finales ekipin e City-t.

Sauditët do të ndeshen në turin e parë me neozelandëzët e Auckland City-t. Ekipi që do të kualifikohet do të ndeshet me egjiptianët e Al Ahly, klub kampion i Afrikës.

Në krahun e kundërt do të ndeshen kampionët nga Meksika të Concacaf, Club Leon me triumfuesit e AFC,  japonezët e Urawa Reds.

Edicioni i këtij viti do të jetë i fundit me këtë format. Brenda 2025-ës Botërori i Klubeve do të pësojë ndryshime rrënjësore pasi ekipet pjesëmarrëse do të jenë 32 dhe do të ndahen në tetë grupe të përbëra nga katër skuadra.

Dy të parat e secilit grup do të kualifikohen për më tej. Risia është se disa skuadra marrin pjesë duke u bazuar në bazë të koefiçentit. 12 vende i takojnë UEFA-s, e cila do të përfaqësohet nga tre fitueset e fundit të Ligës së Kampioneve Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City.

Ndërsa do të jenë prezent edhe fitueset e tre edicioneve të fundit të Copa Libertadores (Palmeiras, Flamengo dhe një e tretë, e cila nuk është vendosur ende). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco