Al Khelaifi vlerëson Mbape: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

Al Khelaifi vlerëson Mbape: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

12:54, 06/09/2023

Kilian Mbape do të vazhdojë të jetë një lojtar i PSG-së të paktën edhe për këtë sezon, teksa në Paris janë të bindur se do të rinovojnë me lojtarin dhe nuk do të largohet kurrsesi me parametra zero.

Pavarësisht polemikave të shumta në verë, Al Khelaifi nuk e ka ndryshuar mendimin që ka për yllin francez.

Presidenti i PSG-së shprehet se Mbape është një lojtar dhe një njeri i jashtëzakonshëm, teksa flet edhe për atmosferën në skuadër.

“Kilian Mbape është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lionit”, u shpreh presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco