Manchester United ofroi Sanchon në shkëmbim për Cucurellan

Manchester United ofroi Sanchon në shkëmbim për Cucurellan

10:50, 06/09/2023

Manchester United ishte i gatshëm të ofronte sulmuesin Jadon Sancho në shkëmbim për Marc Cucurellan këtë verë.

“Djajtë e Kuq” deri vonë tentuan blerjen e spanjollit në formë huazimi, por një marrëveshje nuk u arrit në fund.

Raportohet se Sancho ishte ofruar si shkëmbim, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea nuk ishte i interesuar për anglezin.

Sulmuesi ka rënë në formë këto dy sezonet e fundit, pra që kur iu bashku Manchester Unitedit ndaj edhe nuk ishte ndonjë prioritet i skuadrës londineze.

Anglezi deri vonë ishte ndër lojtarët më të mirë në botë, por së fundmi s’po i shkojnë gjërat mirë meqenëse as nuk po ftohet nga Erik ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco