VIDEO/ U grumbullua për herë të parë nga Kosova, Beka i lumtur që do t’i përfaqësojë dardanët

VIDEO/ U grumbullua për herë të parë nga Kosova, Beka i lumtur që do t’i përfaqësojë dardanët

08:15, 06/09/2023

Koimbëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë pas grumbullimit për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dardanët do të përballen me Zvicrën më 9 shtator, derisa tre ditë më vonë në udhëtim takohen me Rumaninë, shkruan Syri.net Kosova

Ismajl Beka është prurje e re në Kombëtaren e Kosovës, me mbrojtësin e Luzernit që ka shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.

Beka është shprehur shumë i lumtur që është pjesë e dardanëve.

“Jam shumë i lumtur që e përfaqësoj Kosovën. Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur”.

“Më kanë pritur shumë mirë, lojtarët, stafi dhe të gjithë te Kosova. Për mua është shumë mirë e po ashtu për familjen time”.

“Jemi gëzuar shumë dhe shpresoj të jap maksimumin dhe që do të kemi suksese”, ka thënë qendërmbrojtësi shtatlartë i Luzernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco