Laçi bën dy goditje në merkato, zyrtarizon mbrojtësin e Shpresave dhe një brazilian

Laçi bën dy goditje në merkato, zyrtarizon mbrojtësin e Shpresave dhe një brazilian

15:45, 31/08/2023

Laçi ka kryer dy goditje në këtë fund të merkatos. Klubi kurbinas ka afruar një mbrojtës krahu dhe një mesfushor qendre. I pari është Agan Mjaki, futbollist i Shqipërisë U21, i cili është rritur te holandezët e Groningen.

Futbollisti 23-vjeçar luan si mbrojtës i djathtë dhe numëron katër ndeshje me Shqipërinë U21, teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Groningen U21.

Agan Mjaki u pajis pak ditë më parë edhe me pasaportë shqiptare, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha dhe Laçi shihet si një trampolinë drejt futbollit europian.

Futbollisti tjetër është braziliani Daniel Justino, i cili luan si mesfushor qendre dhe ka luajtur kryesisht në ligat e ulëta braziliane. Kjo nuk është hera e parë në Shqipëri për mesfushorin 29-vjeçar që në sezonin 2019-2020 ka qenë për disa muaj pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, por pa arritur të lërë gjurmë.

Tashmë Daniel Justino vjen te Laçi për të zëvendësuar Sebastian Spahiun, i cili po këtë të enjte u largua nga kurbinasit dhe firmosi me Egnatian.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco