Risi edhe rikthime, trajneri i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet në Europian

Risi edhe rikthime, trajneri i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet në Europian

14:18, 31/08/2023

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar së fundmi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe Rumanisë.

Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj, por edhe rikthime.

Meriton Korenica, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë ftuar për herë të parë ndërkohë që Kreshnik Hajrizi ka zhvilluar një ndeshje me dardanët në miqësore.  Gjithashtu bie në sy rikthimi pas më shumë se dy vitesh i Bernard Berishës.

Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco