Januzaj nuk ka vend te Sevilla, huazohet sërish në Stamboll

Januzaj nuk ka vend te Sevilla, huazohet sërish në Stamboll

22:38, 30/08/2023

Adnand Januzaj do të vijojë karrierën në Turqi. Sulmuesi  belg me origjinë nga Kosova nuk bën pjesë në planet e Sevillas, që ka arritur marrëveshjen për një huazim një vjeçar me klubin nga Stambolli, Basaksehir.

Edhe në gjysmën e dytë të sezonit që lamë pas, Januzaj ishte pjesë e Basaksehir, por u rikthye në verë te Sevilla, ku gjithsesi nuk ia doli të bindë trajnerin Mendilibar për t’i garantuar një vend në organikë.

 

Tanimë Jonuzaj 28-vjeçar pritet të zbarkojë në Stamboll, ku do të kryejë ritualin e testeve mjekësore, para se të nisë stërvitjen me klubin e Basaksehir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco