Florent Hasani e mbyll me Tiranën, sulmuesi nis aventurën e re në Stamboll

Florent Hasani e mbyll me Tiranën, sulmuesi nis aventurën e re në Stamboll

10:39, 30/08/2023

Në sfidën me Dinamon, Florent Hasani shënoi një gol me penallti, ndërsa fitoi edhe një 11 metërsh. Për lojtarin, me shumë mundësi këto janë ditët e fundit si “bardheblu”, pasi futbollisti është në prag largimi nga Tirana.

E ardhmja e Hasanit lidhet ngushtë me Kampionatin turk dhe më konkretisht me një prej ekipeve të Stambollit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, por pritet që gjithçka të mbyllet deri ditën e enjten. 

Duke përjashtuar 3-shen gjignate, Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce, në Stamboll mbeten edhe 3 ekipe të tjera, Kasimpasa, Istanbulspor dhe Basaksehir. Kështu që njëra mes këtyre ekipeve do të jetë aventura e rradhës e kryegolashënuesit të Superiores. 

Sezonin e shkuar Hasani ishte një nga lojtarët më të mirë të “bardhebluve”, duke shënuar 19 gola në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Në krahun tjetër, largimi i “bomberit” lë një gropë të madhe në sulm, pasi duhen golat e tij që sezonin e shkuar çuan ekipin në majën e Superiores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco