Giroud i vendosur: Duam të luftojmë për Scudetto

Giroud i vendosur: Duam të luftojmë për Scudetto

10:21, 27/08/2023

“Ne jemi shumë të lumtur, sot kam qenë me fat që kam shënuar, por nuk është kurrë e lehtë. Djemtë bënë një punë të shkëlqyer dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Ne ishim efektivë”.

Kështu ka komentuar Olivier Giroud për mikrofonat e “Sky Sport” në fund të fitores 4-1 të Milanit ndaj Torinos në Serie A.

“Ambicia është të luftojmë deri në fund për Scudetton, si dy vite më parë. Nuk duam të fshihemi. Janë 5-6 skuadra në këtë kampionat që mund të luftojnë për ta fituar, por është vetëm fillimi dhe ne do përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë.

Krahasuar me vitet e mia të mëparshme në Milano, tani ka edhe më shumë cilësi dhe sasi. Mund të luajmë më mirë. Kemi lojtarë të gatshëm, ka konkurrencë të mirë”, ka përfunduar sulmuesi francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco