Duel fantastike në Premier League: Arsenali nuk fiton as me një lojtar më shumë, përmbysje e madhe e United

Duel fantastike në Premier League: Arsenali nuk fiton as me një lojtar më shumë, përmbysje e madhe e United

18:36, 26/08/2023

Janë luajtur katër ndeshje të raundit të tretë të Premier League në të cilat kemi parë ndeshje të vërteta argëtuese dhe të shkëlqyera, dhe kjo vlen veçanërisht për ato të luajtura në Emirates dhe Old Trafford.

Arsenali barazoi 2:2 ndaj Fulhamit, edhe pse kishte epërsi 2:1 dhe me një lojtar më shumë nga minuta e 83-të.

Lojtarët e Fulham kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Andreas Pereira, i cili kapitalizoi gabimin e Bukaya Saka dhe portierit Aaron Ramsdale, por vendasit e kthyen atë në pjesën e dytë.

Golat për Arsenalin u shënuan nga Saka dhe Eddie Nketiah, ndërsa Joao Palhinho në minutën e 87-të shënoi për 2:2.

Manchester United arriti të fitojë ndaj Nottingham Forest me një përmbysje të madhe. Tabela e rezultateve dukej e pabesueshme pas vetëm katër minutash, pasi rezultati ishte 0:2.

Asnjëherë në historinë e Premier League United nuk pësoi dy gola në katër minutat e para në Old Trafford. Taiwo Awoniyi dhe Willy Boly shënuan.

Në  minutën e 17’, Christian Eriksen arriti të ngushtojë diferencën e United dhe më vonë Casemiro dhe Bruno Fernandes shënuan për 3:2.

Wolverhampton mundi Everton (0:1) me golin e Sasa Kalajdzic në fund të ndeshjes, ndërsa Brentford dhe Crystal Palace ndanë pikët me rezultat 1:1.

 

Të gjitha rezultatet:

 

Arsenal – Fulham 2:2

 

Manchester United – Nottingham Forest 3:2

 

Everton – Wolverhampton 0:1

 

Brentford - Crystal Palace 1:1

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco