Nis sot edicioni i ri i Kategorisë Superiore

Nis sot edicioni i ri i Kategorisë Superiore

14:39, 26/08/2023

Pas 3 muajsh pritje, vjen më në fund momenti ku rikthehen emocionet e Superiores. Ditën e sotme në orën 17:00 do të shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë aty ku Egnatia pret Skënderbeun në orën 17:00. Sipas traditës pritej që Partizani ta hapte këtë edicion, por ndeshja e të kuqve me Teutën është shtyrë për shkak të angazhimeve në Play-Off kundër Astanas.

Sfida e dytë do të jetë në mbrëmje mes Vllaznisë dhe Kukësit në Loro Boriçi në 20:00. Ky edicion vjen me disa risi duke filluar që nga transmetuesi i kampionatit. FSHF arriti marrëveshjen me televizionin MCN, në ekranin e të cilëve do të transmetohen Superioria, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa për 3 vitet e ardhshme në një marrëveshje prej 1.2 milionë eurosh.

Mbi të gjitha, risia më e madhe është ndryshimi i formatit. Tashmë nuk do të kemi vetëm 36 javë, por pas këtyre javëve do të luhet një minifazë ‘Final Four’ me 4 ekipet më të mira që do të garojnë për titullin kampion në ‘Air Albania’. Mbetet ende e paqartë nëse pikët do të zerohen në fund, apo do të përgjysmohen siç ndodh në Play-Off.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco