VIDEO/ E ndjek 'këmba-këmbës' edhe gjatë ndeshjes, truproja i Messit është një ish-pjesëtar i marinës amerikane

VIDEO/ E ndjek 'këmba-këmbës' edhe gjatë ndeshjes, truproja i Messit është një ish-pjesëtar i marinës amerikane

21:57, 25/08/2023

Mediat amerikane kanë publikuar lajmin se futbollisti argjentinas Lionel Messi ka një “truproje speciale” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ai është ish-pjesëtar i Marinës amerikane.

Personazhi që mund të shihni në video është një ekspert i arteve marciale, një boksier dhe një mjeshtër taekwondo, dhe se sa seriozisht e merr punën e tij mund të shihet më së miri pothuajse në çdo situatë ku ai kujdeset për sigurinë e Messit.

Edhe kur është në fushë, ky truprojë është gjithmonë në kërkim të tifozëve të mundshëm që mund të vrapojnë në fushë dhe të arrijnë te Messi, dhe gjithashtu e mbron atë kur hyn në tunel, si dhe në të gjitha situatat e tjera ku ai është disi më i ekspozuar ndaj fansave.

 

 

Messi thjesht ka shkëlqyer që nga ardhja në MLS. Në tetë ndeshjet e fundit, ai shënoi nëntë gola dhe regjistroi tre asistime, dy prej të cilave në ndeshjen e fundit kundër Cincinnati, në të cilën ai ishte i vetmi që nuk shënoi gol.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco