Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Luis Rubiales s'pranoi të jepte dorëheqjen, qeveria spanjolle e ndëshkon

Luis Rubiales s'pranoi të jepte dorëheqjen, qeveria spanjolle e ndëshkon

20:12, 25/08/2023

Qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte.

“Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme. Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco