Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Në vitin 2016, Messi u bind të kthehej në kombëtaren e Argjentinës nga rivali i tij i urryer

Në vitin 2016, Messi u bind të kthehej në kombëtaren e Argjentinës nga rivali i tij i urryer

17:31, 25/08/2023

Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të kampionatit botëror në dhjetor të vitit të kaluar, dhe kjo sigurisht nuk do të kishte ndodhur nëse ai do t'i kishte qëndruar vendimit të tij për t'i dhënë fund karrierës me kombëtaren në vitin 2016.

Messi njoftoi se e kishte mbyllur karrierën me kombëtaren pas humbjes me Kilin në finalen e Copa America më 26 qershor 2016, por ai njoftoi më 12 gusht se kishte ndryshuar mendje.

 

Meritën për rikthimin e Messit me fanellën e kombëtares e mori rivali i tij i urryer në fushat e blerta, Diego Godin.

 

Për vite me radhë, Godin ruajti dhe mundi Messin në duelet mes Argjentinës dhe Uruguait, si dhe Barcelonës dhe Atletico Madridit.

 

"Ne u eliminuam nga turneu më herët, kështu që e pashë ndeshjen në shtëpinë e prindërve të mi. Kur Messi njoftoi se po tërhiqej, babai im më tha që t'i dërgoja shpejt një mesazh që të mos e bënte këtë. Mendova se çfarë kuptimi do të kishte mesazhi im për Messin, dhe babai im më tha se do të thoshte gjithçka për të, sepse unë jam kapiteni i Uruguait dhe rivali i tij i hidhur. Unë menjëherë i kërkova Luis Suarez numrin e Messit dhe i dërgova një mesazh se ai duhej të vazhdonte të luante futboll”, tha Godin për TYC Sports për ngjarjet më 26 qershor 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco