'Ishte një puthje spontane', Rubiales nuk jep dorëheqjen: Po bëhet vrasje sociale!

'Ishte një puthje spontane', Rubiales nuk jep dorëheqjen: Po bëhet vrasje sociale!

13:13, 25/08/2023

 Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales sapo ka komunikuar qëllimin e tij për të mos dhënë dorëheqjen, ndryshe nga sa është raportuar orët e fundit nga të gjitha mediat spanjolle:

“Ka ardhur koha për të thënë diçka. A mendoni se puthja konsensuale është një arsye e vlefshme për të dhënë dorëheqjen? A është mjaft serioze që të më bëjë të largohem? Nuk jap dorëheqjen, nuk jap dorëheqjen, nuk po jap dorëheqjen!”, deklaroi numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Rubiales rindërtoi momentin e puthjes së shumëpërfolur dhënë futbollistes Jennifer Hermoso gjatë festimeve për fitoren e Kupës së Botës:

“Kushdo që shikon videon, do të kuptojë se para 80,000 njerëzve, përfshirë familjen time, dëshira që mund të kisha pasur në atë puthje ishte njësoj si mund t’i kisha dhënë një puthje njërës prej vajzave të mia. Prandaj, nuk ka dëshirë dhe nuk ka pozicion dominimi edhe nëse është paraqitur si e tillë nga mediat.

Si ata që bëjnë homazhe për Tebasin dhe feminizëm fallco. Ishte një puthje spontane, reciproke dhe euforike. Dhe mbi të gjitha konsensuale. Kjo lojtare humbi një penallti. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjitha lojtaret, kemi më shumë se një muaj që jemi familje.

Ishin momente shumë emocionuese gjatë Kampionatit Botëror. Unë i thashë: “Mos qaj, duhet të jesh krenare”. Në momentin që u shfaq Jenny, ajo më ngriti nga toka, më kapi nga ijet. Për pak u rrëzuam dhe si u ngritëm në këmbë, u përqafuam dhe i thashë: “Harroje penalltinë, nuk do ta kishim fituar kampionatin botëror pa ty!” Ajo tha se isha fantastike, dhe unë i thashë: “Një puthje e vogël?”.

Më pas filloi presioni, heshtja e lojtares dhe një deklaratë që nuk mund ta kuptoj. Këtu po bëhet një vrasje sociale, po më akuzojnë për vrasje. Si spanjollë, ne duhet të analizojmë se ku po shkojmë. Të jesh kampion bote është gjëja më e madhe në futboll. Ne kemi luftuar fort për këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco