Mbappe pranë rinovimit me PSG-në, francezi i vendos klubit kushtin që ia lehtëson largimin nga Parisi

Mbappe pranë rinovimit me PSG-në, francezi i vendos klubit kushtin që ia lehtëson largimin nga Parisi

10:53, 25/08/2023

Kylian Mbappe vijon të jetë përsëri kryefjala në shtëpinë e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi u rikthye me skuadrën në javën e dytë, ndërsa erdhi si zëvendësues në ndeshjen ndaj Toulouse dhe ia doli të shënonte golin e parë sezonal si në aspektin personal, po ashtu edhe për skuadrën edhe pse në fund parizienët nuk shkuan më shumë se një barazim.

Pavarësisht nisjes jo të mirë të kampionatit, dy pikë në dy ndeshjet e para, në Paris vëmendja është e spostuar e gjitha te rinovimi i Mbappe-s.

Skenari tani duket se është përcaktuar, me Mbappe-n i cili pas tekave të tij në javët e fundit ka vendosur të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

“Ylli” francez pritet të ushtrojë opsionin e zgjatjes njëvjeçare, pra deri në verën e vitit 2025, të parashikuar në marrëveshjen e tij aktuale.

Por, ai mund të nënshkruajë një kontratë të re, ndoshta duke hequr dorë nga bonuset e besnikërisë për të qenë në gjendje të largohet nga klubi, gjithmonë në rast të një oferte të rëndësishme.

Por, po flasim për verën e ardhshme dhe në Francë janë të bindur se, Real Madrid dhe Perez nuk do të bëjnë më përpjekje gjatë kësaj merkatoje sepse Mbappe, të paktën edhe për këtë sezon do të qëndrojë në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco