Zyrtare/ Newcastle, pas Tonalit anglezët 'peshkojnë' sërish te Milan, firmosin me një mbrojtës

Zyrtare/ Newcastle, pas Tonalit anglezët 'peshkojnë' sërish te Milan, firmosin me një mbrojtës

20:39, 24/08/2023

Pas Sandro Tonalit një tjetër lojtar largohet nga Milani për të firmosur me Newcastle.

“Magpies” kanë njoftuar mbështetësit e tyre, por jo vetëm, të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale se kanë nënshkruar me Cathal Heffernan.

Mbrojtësi irlandez që iu bashkua Milanit në verën e vitit 2022 tani do të nisë një eksperiencë të re me Newcastle në Premier League.

18-vjeçari ka firmosur për dy sezone me Newcastle, ndërsa si fillim do të jetë pjesë e skuadrës U-21 të anglezëve.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco