Lajme të mira për Sylvinho, Broja lë pas dëmtimin dhe është gati të rikthehet në fushë

Lajme të mira për Sylvinho, Broja lë pas dëmtimin dhe është gati të rikthehet në fushë

12:27, 23/08/2023

Armando Broja është gati të rikthehet në fushën e blertë. Kështu pretendojnë mediat angleze të cilat shkruajnë se sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimit dhe është gati ti bashkohet stërvitjes së Chelsea.

22-vjeçari prej afro një viti është në fazën e rikuperimit që prej dëmtimit të rëndë në gju që ai pësoi në muajin dhjetor çfarë i kërkoi dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin e  ka dhënë dhe një gazetar i njohur britanik, Simon Philips i cili me anë të një postimi në Tëitter ai bëri të ditur se lojtari është pranë rikthimit në formë dhe tashmë blutë e Chelsea por mendojnë të organizojnë dhe një ndeshje brenda grupit ku trajneri Pochettino ta shohë dhe më mirë gjendjen fizike të futbollistit.

Një lajm i mirë ky dhe për kombëtaren shqiptare pasi nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të thirret dhe në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e shtatorit, dy sfida vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

Fillimisht kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në 7 shtator dhe 3 ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco