Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste

Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste

11:25, 23/08/2023

Kompanitë e basteve kishin nisur të dyshonin kur ishin vendosur shuma të konsiderueshme që Paqueta do të ndëshkohej me karton të verdhë dhe në këtë formë i raportuan Federatës Angleze. Nga hetimi doli se shumat e parave ishin vendosur nga disa bashkëpunëtorë të njohur të Paqueta. Së fundmi, hetimi ka nisur të ecë me hapa më të shpejtë duke qenë se Paqueta u ndëshkua me karton të verdhë edhe në sfidën hapëse të sezonit në Premier League atë ndaj Bournemouth.

Braziliani shkaktoi një faull të kotë në fundin e ndeshjes, megjithatë arbitri nuk e ndëshkoi. Por, 25-vjeçari nuk e la me aq dhe protestoi duke detyruar gjyqtarin ta ndëshkonte. Deri para kësaj ndeshje, Federata nuk e kishte shfaqur hapur hetimin ndaj Paquetas, ndaj të gjithë dyshojnë se ky karton i verdhë ka të bëjë sërish me bastet.

 

Tashmë, braziliani është në “buzë” të greminës dhe rrezikon të pezullohet nëse gjithçka vërtetohet. Kujtojmë se për pjesëmarrjen në bastet sportive, sulmuesi i Brentford, Ivan Toney u pezullua me tetë muaj nga çdo aktivitet sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco