Napoli-Osimhen, mungon vetëm firma për rinovimin. Ja detajet e kontratës së re

Napoli-Osimhen, mungon vetëm firma për rinovimin. Ja detajet e kontratës së re

09:38, 23/08/2023

 

Derisa të mbërrijnë firmat, është e drejtë që ka një farë ankthi, por rinovimi i Victor Osimhen me Napolin nuk vihet në dyshim. Përkundrazi, sipas raportimeve nga “Corriere del Mezzogiorno”, Aurelio De Laurentiis është shumë i qetë dhe pasi ka refuzuar propozimet nga Arabia Saudite, e di se ka bërë përpjekjet e duhura për të arritur një marrëveshje, së cilës i mbeten të përmbyllen vetëm disa detaje.

Pas takimeve të shumta e të pafundme me menaxherin e qendërsulmuesit nigerian, Roberto Calenda, presidenti blu iu dorëzua kërkesës për pagë mbi 10 milionë euro deri në vitin 2026, duke e zgjatur kështu kontratën aktuale edhe për një vit.

Për më tepër, do të ketë një klauzolë për zgjidhjen e kësaj kontrate, e vlefshme nga viti 2024 për jashtë Italie dhe nga viti 2025 edhe brenda apenineve: 150 milionë euro. Firma pritet së shpejti, Osimhen dëshiron të qëndrojë, përkushtimi dhe qëndrimi në debutimin ndaj Frosinone janë dëshmi e kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco