Dorëheqja e trajnerit të kombëtares, Gravina thyen heshtjen: I ofenduar nga Mancini, ai e di të vërtetën

Dorëheqja e trajnerit të kombëtares, Gravina thyen heshtjen: I ofenduar nga Mancini, ai e di të vërtetën

09:28, 23/08/2023

 

“Roberto nuk më tha kurrë se donte të largohej. Ishte si një rrufe në qiell të hapur. Dorëheqjen e tij e kam dëgjuar për herë të parë nga bashkëshortja e tij, Silvia Fortini, e cila është avokate e tij, një ditë para se të mbërrinte në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit si diçka formale.

Duke marrë parasysh marrëdhëniet personale, do ta kisha vlerësuar më shumë nëse Mancini do të ma kishte shprehur vullnetin duke më parë në sy. Ai nuk mund t’i thotë disa gjëra, por gruaja e tij avokate dhe unë e dimë të vërtetën”.

Kështu, Gabriele Gravina, president i FIGC, ndalet në lamtumirën e Roberto Mancinit si trajner i kombëtares italiane në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Për dorëheqjen e tij është thënë disa herë se ndryshimi i stafit teknik e ka ndikuar. Gravina, lidhur me këtë, shtoi: “Kjo është e tepërt. Vetëm Evani nuk pranoi një rol tjetër. Madje, po flasim për një trajner që ka qenë pjesë e skuadrës federale dhe ka hyrë para Robertos.

Të tjerët qëndruan. Lombardo dhe Nuciari, të cilët kishin detyra të tjera, do të riktheheshin në Coverciano në ditët e kombëtares. Ne e forcuam grupin me Barzaglin dhe Gagliardin e sugjeruar prej tij”.

Disa fjalë edhe për Spallettin, si zëvendësues i Mancinit: “Ai është njeriu i duhur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco