Puthja e Rubiales, Federata Spanjolle e Futbollit njofton mbledhje të jashtëzakonshme

Puthja e Rubiales, Federata Spanjolle e Futbollit njofton mbledhje të jashtëzakonshme

09:20, 23/08/2023

 

Federata Spanjolle e Futbollit ka thirrur urgjentisht një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet të premten në orën 12 për të shqyrtuar sjelljen e presidentit saj, Luis Rubiales.

Rubiales është prej dy ditësh në mes të një stuhie mediatike për puthjen e një prej lojtareve të kombëtares së Spanjës gjatë ceremonisë së për çmimin e Kupës së Botës për femra.

Federata njoftoi gjithashtu se ka nisur procedurat e saj të brendshme për të verifikuar se sa në brendësi ndodhet Rubiales me lojtaren në fjalë apo me dikë tjetër nga kombëtarja.

Deklarata e Federatës:

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit mbledh urgjentisht një Asamble të Përgjithshme të Jashtëzakonshme për të premten e ardhshme, më 25 gusht, duke filluar nga ora 12:00, në selinë e Ciudad del Futbol de las Rozas.

Gjithashtu, dhe bazuar në ngjarjet e fundit të ndodhura gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për Femra të fituar nga Kombëtarja Spanjolle të dielën e kaluar në Sydney, duam t’ju bëjmë me dije se procedurat e brendshme të Federatës lidhur me çështjet e integritetit janë të hapura, si dhe të gjitha protokollet e tjera të aplikueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco