VIDEO/ Armando Sadiku mesazh Sylvinho-s, sulmuesi kuqezi e bën 'sefte' në Indi

VIDEO/ Armando Sadiku mesazh Sylvinho-s, sulmuesi kuqezi e bën 'sefte' në Indi

20:02, 22/08/2023

Armando Sadiku më në fund e ka bërë ‘sefte’ në Indi.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren që ekipi i tij Mohun Bagan arriti kundër Abahani Limited me rezultatin 3-1 në shtëpi, sfidë kjo e vlefshme për Kupën e Indisë.

Në fillim ishin miqtë që shënuan të parët në minutën e 17-të, por pas 20 minutash Mohun Bagan barazoi me Cummings dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë ekipi i Sadikut ishte më kërkues dhe në minutën e 58-të përmbysën gjithçka, por me anë të një autogoli të shënuar nga kundërshtarët.

Për të vulosur rezultatin në 3-1 dhe për të siguruar fitoren e ekipit të tij mendoi pikërisht Armando Sadiku në minutën e 60-të. Sulmuesi i Kombëtares arriti që të shënonte golin e tij të parë me fanelën e Mohun Bagan dhe të ndihmonte ekipin e tij në një fitore shumë të rëndësishme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco