Endri Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk

Endri Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk

20:46, 17/08/2023

Endri Çekiçi do të jetë pjesë e Pendikspor  për dy vitet e ardhshme.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, sipas SuperSport, ka nënshkruar dhe do të përfitojë një shifër shumë të lartë, teksa transferohet si një lojtar i lirë.

Hap i rëndësishëm për karrierën e pogradecarit, që ishte pjesë e Konyaspor sezonin e shkuar, ku luajti 20 ndeshje dhe shënoi dhe 2 gola në kampionat.

Interesim konkret për mesfushorin kishte dhe nga Kasimpasa dhe Rizespor.

Një mundësi e mirë iu ofrua dhe nga Arabia Saudite, por për lojtarin është herët për të provuar eksperiencën arabe.

Pendikspor po ndërton një projekt ambicioz, pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë një nga njerëzit më të pasur në Turqi.

Pikërisht projekti e bindi Çekiçin për të vijuar aventurën në Turqi.

Pendikspor synon që në pak vite të jetë një nga ekipet më të mira në Superligën turke, ndërkohë që në vizionin afatgjatë pretendon të bëhet faktor dhe në Europë.

Së bashku me Çekiçin do të tentojnë ngjitjen në elitën e futbollit turk, si hapin e parë për një projekt gjigant.

26-vjeçari më parë ka luajtur dhe me Ankaragucu, Lokomotiva Zagreb, Dinamo Zagreb, Olimpija dhe Pogradeci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco