Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Shpulla kokës dhe përqafime, Neymar përshëndetet me shokët e PSG-së

VIDEO/ Shpulla kokës dhe përqafime, Neymar përshëndetet me shokët e PSG-së

18:22, 17/08/2023

Braziliani Neymar i ka dhënë sot lamtumirën skuadrës së PSG, pasi është bërë zyrtarisht pjesë e Al Ahli në kampionatin e Arabisë Saudite.

Sulmuesi është kthyer në mëngjesin e sotëm në klub për të përshëndetur shokët e tij të skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë ata me të cilët jetonte përditshmërinë në kryeqytetin francez.

Një lamtumirë e përzemërt, sidomos me ata që e kishin shoqëruar për shumë vite në këtë rrugëtim si Markinjos e Verrati.

Por nuk mungoi përqafimi as me Mbape, me të cilin në fakt nuk kanë qenë shumë miqësore marrëdhëniet gjatë viteve në të cilat ndanin bashkë të njëjtat dhoma te zhveshjeve.

Në fund, lojtarët krijuan një “tunel” për t’i dhënë lamtumirën brazilianit me shpulla kokës, teksa niset drejt aventurës së re që e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco