Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit

Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit

17:04, 17/08/2023

Armando Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit për fazën e sulmit.

Për këtë siguron media italiane “La Gazzetta dello Sport”, sipas të së cilës, sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësues ideal i Olivier Giroud.

Zyrtari i klubit kuqezi, Furlani, është duke punuar që t’i propozojë Chelseat një ofertë për një huazim me të drejt të blerjes së kartonit të përfaqësuesit shqiptar.

Arritja eventuale e Brojës në "San Siro" do ta linte jashtë planeve sulmuesin Lorenzo Colombo, i cili është duke parë tashmë alternativa dhe destinacione të tjera.

“Blutë” ndërkohë nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e Brojës, ndonëse mediat britanike shkruajnë se trajneri Mauricio Pochettino do të donte ta mbajë lojtarin në “Stamford Bridge”, mbi të gjitha pasi dështoi transferimi i Dusan Vlahovicit të Juventusit, i cili planifikohej të shkëmbehej me Romelu Lukakun.

Broja në Milano mund të zërë vendin e Zlatan Ibrahimovic, i cili u largua nga futbolli në fund të sezonit që shkoi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco