Nga mbrojtja te sulmi e mesfusha, Interi provon gjithçka në ditët e fundit të merkatos

Nga mbrojtja te sulmi e mesfusha, Interi provon gjithçka në ditët e fundit të merkatos

15:20, 17/08/2023

 

Kjo verë nuk ka sjellë aspak një merkato të lehtë për Interin. Mungesat në sulm, mesfushë dhe mbrojtje janë ende evidente dhe ditët e fundit të merkatos pritet të jenë gjithashtu shumë të nxehta.

Sa i përket sulmit, afrimi i Arnautovic, nuk i plotëson të gjitha boshllëqet dhe Beppe Marotta me Piero Ausilion po punojnë për të sjellë një tjetër emër në skuadër. Megjithatë, përpara se ta bëjnë këtë gjë, ata duhet të sistemojnë njëherë të padëshiruarin, Joaquin Correa.

Sa i përket mesfushës, pasi dështoi marrëveshja me Samardzic, mundësia më e lartë është që në skuadër të qëndrojë Stefano Sensi. Megjithatë, për këtë të fundit, nuk përjashtohet një largim nga Interi, me zikaltrit që do të provojnë një lëvizje surprizë në minutat e fundit.

Mbrojtja gjithashtu nuk është e plotësuar numerikisht. Në skuadër mungon një lojtar që të dublohet në rolin e Darmian. Në skenë ka dalë emri i francezit të Bayern Munich, Benjamin Pavard. Për mbrojtësin bavarez, Marotta po pret konfirmimin e presidentit Zhang, përpara se të nisë negociatat zyrtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco