Italianët të fiksuar me Armando Brojën, 'Special 1' kontakton Chelsea-n për sulmuesin shqiptar

Italianët të fiksuar me Armando Brojën, 'Special 1' kontakton Chelsea-n për sulmuesin shqiptar

10:24, 17/08/2023

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja është kthyer në fiksim për klubet e Seria A. Për 21-vjeçarin sipas mediave italiane nuk është e interesuar vetëm Milan, por sëfundmi edhe Roma.

‘Sky Sports’ shkruan se Jose Mourinho, i cili njihet si ‘Special 1’, ka kontaktuar klubin e vjetër të Londrës dhe ka pyetur mbi mundësinë për të transferuar Brojën, por për momentin nuk ka marrë asnjë përgjigjje. Sakaq vetëm dy ditë më parë Milan bëri të njëjtën përpjekje, por Chelsea tha se për momentin është e pamundur për shkak të alternativave të pakta në sulm.

Është pikërisht e njëjta arsye përse Roma kërkon shqiptarin, pasi Tamy Abraham ka këputur ligamentin dhe e ka të pamundur të rikthehet para vitit të ri. Gjithsesi edhe Broja vjen nga një dëmtim i njëjtë që e kanë lënë jashtë fushë për 8 muaj, ndërsa në rast se Chelsea nuk gjen sulmues tjetër atëherë ai është e pamundur të largohet drejt Romës apo Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco